U dogjën nga shpërthimi i bombolës në hotelin në Velipojë, 4 anëtarët e familjes Gjoka nisen drejt Italisë

Mos i humb

4 anëtarët e familjes Gjoka që pësuan djegie të shumta pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë janë nisur drejt Italisë për një trajtim më të specializuar.

Mamaja dhe tre fëmijët e saj, pasi qëndruan dy ditë të shtruat në QSUT kanë vendosur të shkojnë në Itali, privatisht për të marrë një trajtim më të specializuar.

Shpërthimi ndodhi të dielën në hotelin e tyre.

Mësohet së nëna u çua për të bërë një kafe kur si pasojë e rrjedhjes së gazit mori flakë kati i parë i hotelit.

Si pasoje e flakëve ajo dhe 3 fëmijët e saj pësuan djegie të mëdha dhe janë në rrezik për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit