U fut brenda xhamisë te Rruga e Kavajës dhe qëlloi me thikë 5 persona, kush është autori

Mos i humb

Ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. 34-vjeçari Rudolf Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.

Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë pak minuta pas krimit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit