U hap vetëm për plazhin, mbyllet Bypassi i Vlorës

Mos i humb

Mbyllet Bypass i Vlorës. Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur.

Ende nuk ka një informacion për rihapjen e tij ndërsa gjithçka duket se vjen për shkak të punimeve që po kryhen.

Bypass i Vlorë gjate gjatë sezonit ishte një nga zgjedhjet për të evituar trafikun në qytet pavarësisht problematikave që kishte në gjatësinë e tij për shkak të mungesës së sinjalistikës apo edhe ndriçimit gjatë natës.

Në hyrje të Bypassit të Vlorës tashmë njoftohet për ndalimin e qarkullimit por nuk ka një informacion mbi datën e rihapjes.

Ndërkohë për shkak të mbylljes se tij lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë kryhet në aksin e vjetër rrugor në hyrje të qytetit të Vlorës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit