U kap me armë zjarri, municione dhe drogë, arrestohet 44-vjeçari në Belsh

Mos i humb

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Deshiran” u arrestua shtetasi Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë kannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit