U kap me kanabis në makinë, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan. Procedohen penalisht dy të rinjtë që e shoqëronin

Mos i humb

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me kanabis në makinë. 18-vjeçari i identifikuar me inicialet B.F., ishte së bashku me dy të rinj të tjerë që u proceduan penalisht.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin tip “Renault”, që drejtohet nga shtetasi E. D. ( i papajisur me leje drejtimi), gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B.F., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 17 vjeç dhe R. B., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan”, njoftoi policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit