Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik klandestinësh. Mësohet se uniformat blu arrestuan në flagrancë të mërkurën, Gjovalin Lasku, 54 vjeç, dhe 31-vjeçari Avdi Allko.
Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me autobus 10 shteas afganë, ndërkohë që Policia e Shtetit po vijon hetimet për rastin.
“Në orën 11:15, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur rrotullimi i M+, gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e policise, në bashkëpunim me shёrbimet e SHÇBA, nё mjetin tip autobus me targa AA033NA, janë konstatuar 10 shtetas afgan, pa dokumentacion përkatёs, me destinacion drejt vendeve të Bashkimit Europian,”-shkruhet në njoftim.


