U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Mos i humb

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Burime zyrtare bënë me dije se ne flagrance u arrestuan shtetasit me inicialet S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin S. R., duke transportuar me mjetin tip fuoristradë “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm si edhe shtetasin T. M., duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, këta shtetas iu kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera për këto raste, dyshohet se të implikuar në këto ngjarje janë edhe shtetasit P. M., B. M. dhe N. Q., të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin tjetër M. H., duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit