Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Çekun, të cilët u kapën disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit me 5 milionë lekë dhe fletë votimi në makinë në Maqellarë të Dibrës.
Ata akuzohen për krim zgjedhor.
Rikujtojmë se ngjarja ndodhi më datë 22 prill ku mbështetës të PD ndaluan makinën ku udhëtonin të dy këta persona pas dyshimeve se po shpërndanin lekë në këmbim të votës.
Automjeti i tyre mbeti i bllokuar për disa orë teksa në brendësi u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe dhe disa fletë votimi.


