U miratua marrëveshja për taksat ndërkufitare Zvicër-Itali

Mos i humb

Këshilli Federal miratoi një marrëveshje të re tatimore për udhëtarët ndërkufitarë mes Zvicrës dhe Italisë.

Berna dhe Roma nënshkruan marrëveshjen dhjetorin e kaluar, kur pas vjetësh negociatash, polemikash dhe shtyrjesh, të dy vendet arritën të gjenin një zgjidhje që ishte e kënaqshme për të dyja palët.

Sipas marrëveshjes, Zvicra mban 80 për qind të tatimit të zakonshëm mbi të ardhurat e punëtorëve të rinj kufitarë që do të punojnë në Zvicër. Ata do të tatohen edhe në Itali, porse tatimi i dyfishtë do të eliminohet.

Sidoqoftë, një regjim kalimtar zbatohet për njerëzit që punojnë ose kanë punuar në Ticino, Graubünden dhe Valais – tri kantonet që ndajnë një kufi me Italinë – midis 31 dhjetorit 2018 dhe datës së hyrjes në fuqi.

Kjo kategori e punëtorëve do të vazhdojë të tatohet ekskluzivisht në Zvicër, e cila do t’u paguajë komunave kufitare italiane deri në vitin fiskal 2033 një kompensim financiar prej 40 për qind të taksës së mbajtur në burim të vendosur në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit