U përgjua nga SPAK, mori 2000 euro ryshfet për një masë sigurie! Gjykata lë në burg prokurorin Edmond Karriqin

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg prokurorin Edmond Karriqin. Në burg është lënë edhe Isuf Gega, sekretar në prokurorinë e Kavajës, si dhe Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.

SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

SPAK njofton se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës.

Si u vu në pranga Karriqi ?

Dosja.al ka mësuar se Karriqi ka shkuar në Kavajë për të marrë paratë nga personi me të cilin kishte bërë marrëveshjen.

Fillimisht paratë i janë dhënë në dollarë, por prokurori nuk i ka pranuar, kështu që sekseri i ka kthyer ato në Euro në një pikë këmbimi valuator dhe më pas ia ka dhënë Karriqit.

Teksa kryhej gjithë kjo procedurë, Karriqi dhe sekseri i tij përgjoheshin, dhe në momentin që po bëhej dorëzimi i parave, policia mbërriti në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës dhe kreu arrestimin.

Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Sekretari i Prokurorisë së Kavajës, Isuf Begaj. Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.

Edmond Karriqi ushtronte detyrën e tij në Kukës.

Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë më gjashtë vite burg nga Gjykata e kukësit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë dhe një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit