U pezullua nga BSH/ Reagon Malaj: Sfidat me të paaftët i kam fituar përherë

Mos i humb

Qeveria e Edi Rama ka vendosur të pezullojë Arben Malajn si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Vendimi i qeverisë është bërë publik në Fletoren Zyrtare.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Malajt.

‘Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht’, shkruan Arben Malaj në Facebook.

Arben Malaj ishte emeruar anetar i Keshillit Mbikeqyres te BSH-se ne Korrik te vitit 2016.

Reagimi i plotë i Arben Malajt:

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht.

Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj!

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: 

VENDIMNr.766, datë3.12.2019PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Nëmbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe tëpikës1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr.8269,  datë 23.12.1997, “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z.  Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit