Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci pas një dënimi të formës së prerë për falsifikim dokumentesh nga GJKKO.
Menjëherë pas vendimit ai ka folur për mediat duke thënë se vendimi i dhënë ndaj tij ishte me porosi, dhe janë shkelur hapur dy kushtetuta.
Daci paralajmëroi që do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për apelimin e vendimit, përfshirë edhe Gjykatën e Strasburgut.
“Shkelet Kushtetuta dhe ne kalojmë në statutin e magjistratëve. Kushtetuta është aneks, nuk do të prishet asnjë vendim në Strasburg dhe Luan Daci do ti fitojë të gjitha të drejtat. Patjetër që do ti drejtohem Strasburgut, këtu është bërë rregull shkelja e të drejtave.
Detyrën bëjeni kështu, janë shkelur dy kushtetuta dhe kjo është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi e nivelit të lartë. Janë shkelur dy kushtetuta këtë mbajeni mend, ishte një vendim i dhënë me porosi”, u shpreh Daci për mediat pas seancës.


