U tregoi si t’a fiknin zjarrin në katedrale, autoritetet franceze “sulmojnë” Donald Trump

Mos i humb

Zjarri i madh që dogji natën e mbrëmshme katedralen e Notre-Dame në Paris nuk mund të mos ishte komentuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti ka postuar një status në Twitter ku sugjeroi edhe për mënyrën se si duhej vepruar për të shuar zjarrin: “E tmershme të shohësh teksa Katedralja e Notre-Dame në Paris digjet. Mbase aviona fluturues me ujë mund të përdoren për të rregulluar situatën. Duhet të veprohet shpejt.”

Postimi i Donald Trump nuk është parë me sy të mirë nga autoritetet zyrtare të zjarrfikësve në Francë. Në një postim të tyre pa përmendur presidentin Donald Trump, autoritetet vendase thanë se uji nga lart do të ishte kolaps për Katedralen.

“Qindra punonjës të zjarfikëses janë në Paris po bëjnë gjithçka që munden për të venë nën kontroll flakët. Të gjitha mjetet janë në përdorim përveç bombardimit me ujë pasi do shkaktonte një kolaps të plotë të struktures së katedrales.”

Mijëra përdorues të Twitterit e kanë parë me humor këtë replikë midis autoriteteve franceze dhe presidentit amerikan. Ju kujtojmë se situata është mjaft e tensionuar midis Francës dhe Amerikës dhe presidenti francez Emmanuel Macron tha javën e kaluar se askush nuk mund të mbeshtetet te Amerika.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit