U vetëvra me armë në makinë e punës në Lushnjë, 38-vjeçari shofer i drejtorit të Portit të Durrësit. Detajet nga ngjarja

Mos i humb

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 38-vjeçarin që u gjet i pajetë në makinë, ndërsa thuhet se është vetëvrarë me armë zjarri.

B K u gjet i pajetë në aksin Fier-Lushnjë, punonte si shofer i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Mësohet se ai u gjet në mjetin tip Volvo me targë AB 550 AI, makinë e Portit të Durrësit, ndërsa sipas policisë, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

Lajmi i vetëvrasjes është konfirmuar edhe nga Autoriteti Portual i Durrësit. ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00.

Babai i dy fëmijëve jetonte në Kamzë. Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit