U vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim pasuror

Mos i humb

Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ndërkohë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit. Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjere pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.

24-vjeçari mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet ku shënjestra ishte prokurori Arjan Ndoja, por ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk u mbijetoi dot plumbave të marra. Në makinë ndodheshin gjithashtu edhe prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit