Avokatja e Fatmir Hoxhajt, Rovena Marku ka zbuluar detaje nga seancë gjyqësore për masën e arrestit dhe dëshminë e klientit të saj për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier.
Ajo ka folur për alibini e Fatmir Hoxhajt se ishte zgjuar ditën e vrasjes në orën 8 ndërkohë që ngjarja e gjitha ndodhi në orën 6, duke sqaruar se klienti i saj ka një alibi prej ngarkesës emocionale nuk rendiste dot provat.
Rovena Marku thotë se Fatmir Hoxhaj ishte në Itali dhe kur mori vesh që po kërkohej atëhere u rikthye me dëshirë në Shqipëri.
Më tej ajo sqaron se Prokuroria e Fierit në seancë paraqiti kamerat e sigurisë së lagjes si prova dhe dia mbetje nitrati nga ekzaminimi në rrobat e pandehurit.
Sipas avokates nuk pati prova dhe dyshim të arsyeshëm dhe se nga pala mbrojtëse për Fatmir Hoxhajn u kërkua një masë më e butë që nuk u pranua.
”Ne kërkuam një masë tjetër më e butë pasi nuk kishte prova dhe dyshim të arsyeshëm. Kërkuam detyrim paraqitje apo arrest në shtëpi.
Nga prokuroria ishin paraqitur kamerat e sigurisë së lagjes, në pika të ndryshme, kishte disa mbetje nitrati nga ekzaminimi në rrobat e pandehurit. Por vetëm me disa grimca nitrati nuk përbënin.
Ka deklaruar se është i pafajshëm.
Ka pasur një alibi, por edhe prej ngarkesës emocionale nuk rendiste dot provat. Përgjatë çështjes rezultonte se kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë dijeni për kontroll në banesë dhe u rikthye me dëshirë në Shqipëri.
Të paktën kështu u shpreh, që është vetëdorëzuar. ”- tha avokatja.


