Udhëzimet për festa/ Plan evropian për fundvitin

Mos i humb

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet në prag të festave të fundvitit me objektivin e harmonizimit të masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë.

Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për udhëzime jo të detyrueshme por qe nga fillimi i pandemisë qeveritë i kanë kushtuar vëmendje këshillave të unionit. Parimi thelbësor është se duhet të ketë festime të ndryshme nga ato të zakonshme.

Dhe në këtë skenar, sipas Brukselit, pushimet dimërore përfaqësojnë një rrezik dhe mund të transformohen në inkubatorin e një vale të tretë kovidi që unioni duhet absolutisht ta evitojë. Udhëzimet mund të pësojnë edhe ndryshime por për momentin parashikohet që komisioni do ti kërkojë vendeve një seri veprimesh për të evituar anulimin në pak ditë të progresit të siguruar në tre muaj sakrifica të mëdha. Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe kontaktet e afërta. Në rast të kundërt, parashikojnë ekspertët, në javën e parë të janarit shtrimet në spitale do të rriten në të gjithë Evropën.

BE rekomandon kështu ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe parashikimin e rregullave të qarta edhe për takimet e ngushta sociale si numri i personave të lejuar në një vend dhe përdorimi i detyrueshëm i maskës. Qeveritë duhet të vendosin masa edhe për takimet në shtëpitë private dhe të inkurajojnë festimet e limituara. Komisioni do të kërkojë shprehimisht vendosjen e ndalim qarkullimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare, Brukseli do të rekomandojë marrjen në konsideratë të hipotezës për evitimin e tyre. Meshat mund të zëvendësohen nga funksione online, në TV ose radio.

Qeveritë që do të lejojnë meshat me besimtarë në kishë, duhet të sigurohen që të ruhet distanca. Mund të ndalohen edhe këngët e korit në kisha pasi ato mund të rrisin rrezikun e përhapjes së covidit dhe mbajtja e maskës edhe në meshë. BE dekurajon ndërkohë udhëtimet turistike ndërsa rekomandon edhe zgjatjen e pushimeve të dimrit për nxënësit e shkollave.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit