Ujërat e zeza në det/ Ndoten plazhet e famshme të Santa Monica

Mos i humb

Më shumë se 64 milion litra ujëra të zeza janë shkarkuar në gjirin e Santa Monica të dielën pas një ndërprerje energjie.

Shkarkimi i ujërave të zeza ka bërë që plazhet në të gjithë Kaliforninë Jugore të mbyllen për publikun këtë javë.

Impianti më i madh dhe më i vjetër i ujërave të zeza të Los Anxhelos, Hyperion water Reclamation, deklaroi të hënën se “u përmbyt me një sasi të madhe të ujërave të zeza, duke shkaktuar shumë probleme”.

rrjedhja në Gjirin e Santa Monica zgjati për tetë orë, ku u lëshua 6% e ngarkesës ditore.

Zyrtarët e impiantit thanë se shkarkimi masiv ishte “një masë emergjente për të parandaluar që impianti të dilte plotësisht jashtë funksioni dhe të shkaktonte një katastrofë më të madhe.

Plazhet do të rihapen sërish pasi testet e cilësisë së ujit të tregojnë se zonat e prekura nuk kanë nivel të lartë dhe shqetësues bakteresh.

Deri atëherë, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të “shmangin kontaktin me ujin e oqeanit në zonat e prekura”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit