Uji i ndotur në Berat, shkak ndërhyrjet e paligjshme

Mos i humb

 

Pas protestës të zhvilluar një javë më parë nga banorët e fshatrave Otllak dhe Orizaj në Berat ka reaguar edhe drejtori i ujësjellësit në Berat, Refat Arizi.

 Ai tha se shkak i ndotjes së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme që banorët kanë bërë në tubacionin kryesor, ujë të cilin ata e përdorin për vaditjen e tokave. Menjëherë pas protestës është zhvilluar një aksion ku u bë pastrimi i të gjithë rrjetit të ujit por përfundimisht problemi do të zgjidhet thotë Arizi kur të bëhet investimi për një rrjet të ri të Ujësjellësit.

“Arsyet kryesore në këtë ndotje janë dy. E para është rrjeti kryesor transmetues. Ky tubacion është rreth 55 vjet dhe dua të theksoj që është i amortizuar komplet dhe i ndryshukur 100%. Arsyeja e dytë është se kjo zonë është pothuajse informale. Gjatë 30 viteve të gjitha ndërtesat që janë kryer këtu kanë marrë ujë në mënyrë private duke ndërtuar linja”, thotë Arizi.

Gjatë aksionit u ndërprenë dhe të gjitha lidhjet e paligjshme që ishin bërë në rrjet.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit