Ukraina dhe Rusia konfirmojnë rrëzimin e dronëve të njëra-tjetrës

Mos i humb

Ukraina dhe Rusia thanë sot se kishin shkatërruar dronët e njëra-tjetrës, me Ukrainën që raportoi se janë rrëzuar 15 dronë ”Shahed”, të prodhuar nga Irani, që Rusia i lëshoi gjatë natës, ndërkohë që Moska tha se kishte shkatërruar gjashtë avionë ukrainas.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan sot për shkatërrimin e dronëve rusë duke shtuar se u shkatërruan edhe shtatë dronë rusë zbulimi.

Nuk ka informacione për dëme apo viktima.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se kishte shkatërruar gjashtë dronë ukrainas në një sulm në zonën Kaluga, rreth 190 kilometra në jugperëndim të Moskës.

Sipas raporteve zyrtare, nuk pati viktima apo dëme, por kjo shpesh nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë në Uashington, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha dje se sulmet e Rusisë në portet e Ukrainës me magazina gruri janë ndoshta sulme të synuara për të rritur çmimet e ushqimeve.

”Duke mbajtur grurin ukrainas jashtë tregut botëror, Rusia mund të shpresojë të përfitojë nga çmimet më të larta”, tha ISW.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit