Ukraina kërkon revizionimin e Marrëveshjeve të Minskut

Mos i humb

Duke vlerësuar Marrëveshjet e Minskut për Agjencinë e Pavarur Ukrainase të Informacionit (UNIAN), Prystaiko theksoi se Moska nuk e kupton që Kievi nuk do t’i kapërcejë vijat e kuqe.

“Nëse do ta kishte kuptuar, Rusia nuk do të fliste në këtë mënyrë dhe rezultatet do të ishin ndryshe. Kremlini vazhdon të qëndrojë në të njëjtin pozicion prej gati 5 vitesh”, tha ai.

Pasi rikujtoi se Ukraina është një shtet unitar dhe se ky është një nen i pandryshueshëm në kushtetutën e vendit, Prystaiko nënvizoi se Ukraina nuk do të bëhet federatë.

Shefi i diplomacisë ukrainase tërhoqi vëmendjen se Kievi është këmbëngulës për rregullimin e Marrëveshjeve të Minskut.

“Ne po insistojmë, por Rusia nuk jep asnjë pëlqim për të bërë korrigjime. Ata lexojnë në marrëveshje vetëm pjesët që u interesojnë”, u shpreh ai.

Prystaiko vuri në pah se Ukraina nuk do të bëjë lëshime në disa çështje dhe se situata do të arrijë në një pikë të pazgjidhshme nëse në Marrëveshjet e Minskut nuk bëhet ndonjë rregullim/ndryshim.

“Marrëveshjet e Minskut janë joreale. Ato kanë mangësi terminologjike dhe kronologjike. Për shembull, datat janë të vjetra. Të paktën mund të vlerësohet përshtatja e nevojshme. Ristrukturimi i marrëveshjeve është gjithashtu i rëndësishëm, por as Ukraina, as Rusia dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk janë të gatshme të rishikojnë plotësisht Marrëveshjet e Minskut”, deklaroi kryediplomati ukrainas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit