Ukraina sulmon aeroportin rus

Mos i humb

Rusia nisi sulmin e saj më të madh në vitet e fundit në rajonin e Kirovohrad të Ukrainës qendrore.

Nga sulmet të paktën 10 persona janë lënduar si pasojë, duke përfshirë katër fëmijë. Mbi 20 dronë rusë u lëshuan në qytet gjatë natës, duke goditur shtëpitë dhe ndërtesat e banimit.

Autoriteti hekurudhor i Ukrainës, raportoi se infrastruktura hekurudhore u dëmtua si rezultat i sulmit.

Ndërkaq një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Engels, në rajonin e Saratovit të Rusisë, pas një sulmi me dron ukrainas, raportojnë mediat shtetërore ruse. Qytetet ruse të Saratov dhe Engels u vunë në shënjestër në sulmin më të rëndë me dron. Banorët raportuan një seri shpërthimesh në rajon.

Qytetet Engels dhe Saratov shtrihen pranë bazës ajrore ushtarake Engels-2, e cila strehon aeroplanë bombardues strategjikë të përdorur rregullisht për sulme ajrore në Ukrainë. Dy civilë u plagosën në Engels, ndërsa rreth 30 shtëpi u dëmtuan mes tyre një shkollë dhe një spital. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 132 dronë ukrainas gjatë natës.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ranë dakord të mërkurën të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën, në atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një telefonatë “fantastike”. Edhe presidenti ukrainas pranoi propozimin amerikan për armëpushim energjetik.

Ndërkohë, Trump nuk shfaqi më interes për mineralet e Ukrainës dhe tani kërkon aksione në centralet bërthamore të vendit.

Në bisedën e tyre të parë që nga takimi i tensionuar në Zyrën Ovale më 28 Shkurt, Zelensky falenderoi Trump për mbështetjen e SHBA-së dhe të dy udhëheqësit ranë dakord që ekipet teknike të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit