Ukrainë, evakuimi i qytetarëve nga Kina shkakton protestë

Mos i humb

Evakuimi i qytetarëve ukrainas nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), shkaktoi protesta në Ukrainë, (AA).

Autobusët, që transportonin shtetas ukrainas dhe të huaj të ardhur nga Kina për shkak të virusit vdekjeprurës, u sulmuan nga vendasit në rrugën drejt karantinës në rajonin Poltava.

Demonstruesit në qytetin Novi Sanzhary, 32 kilometra nga qyteti Poltava, u përleshën me policinë, e cila shkaktoi plagosjen e nëntë oficerëve të policisë dhe një civili.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi protestat, duke thënë se: “Ukrainasit nuk treguan anën më të mirë të karakterit të tyre”.

Më 18 shkurt, një aeroplan i pajisur me pajisjet e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, transportoi përmes rrugës ajrore 45 ukrainas dhe 27 të huaj nga Kina.

Të premten, autoritetet kineze njoftuan se numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit kishte arritur në 2.238 në vend.

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2.238 persona, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit të këtij vendi.

Komisioni tha se ka 75.465 raste të konfirmuara të koronavirusit, i njohur tani si COVID-19, 11.633 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Më shumë se 18.260 njerëz janë larguar nga spitalet pas shërimit me sukses. Sipas raporteve të fundit, 889 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Në një deklaratë të hershme, autoritetet shëndetësore kineze theksuan se koronavirusi paraqet më shumë rrezik për të moshuarit, burrat dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet.

Koronavirusi është përhapur në mbi 20 vende tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, vatra e virusit, dhe zona të tjera të prekura në Kinë, duke i vendosur ata nën karantinë dhe monitorim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit