Ulëset inteligjente, me Wi-Fi e mbushës telefoni

Mos i humb

Ulëset e mençura janë vendosur në Tel Aviv, stole këto të cilat kanë tërhequr vëmendjen e tregjeve botërore. Kompania Include, ka vendosur këta stola të mençur për herë të parë në Katar dhe në tërë regjionin.

Drejtori i grupit Mario Lozançiq në kumtesë thotë se ky është hapi i parë i shndërrimit të parkut më të madh të Dohas në ‘park të mençur’ dhe beson se ky është kontribut i madh në shndërrimin e tërë Dohas në qytet mençur, shkruan Gulf Times.

Në Doha kanë montuar stolin Steora Urban, i cili është i pajisur me mbushës pa tela për telefona të rinj mobilë, ndërsa vetë mbushësi është i integruar nën mbulojën akrile, transmeton gazetametro. Aty ka edhe USB e rrjet Ëi-Fi, në mënyrë që shëtitësit të mund të përdorin faqet e internetit deri sa i mbushin aparatet e tyre elektronike.

Stoli ka ndriçim LED, ftohje të integruar e cila i ftoh stolat gjatë ditëve të valës arabe dhe një varg sensorësh, të cilët marrin të dhëna për cilësinë e ajrit. Pos kësaj, në stol ka edhe ekran LCD, i cili mund të përdoret për të dhënë lajme të ndryshme, informata turistike e njoftime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit