Ulje e infektimeve në 24 orët e fundit në Zvicër

Mos i humb

BAG raportoi 5007 raste të reja me Covid dhe 79 të vdekur, brenda 24 orëve.

Sot, më 19 nëntor në Zvicër dolën 5007 infeksione të reja me koronavirus, të raportuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Kjo është vlera më e ulët që nga 7 shtatori.

Numri i testeve të kryera është 26,982. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 18.6 për qind.

Shkalla e pozitivitetit ishte më e ulët për herë të fundit më 19 tetor, me 16.1 për qind.

Shkalla e infeksionit po bie gjithashtu në një krahasim javor: Nga 9 në 15 nëntor, BAG regjistroi 39,339 infeksione të konfirmuara laboratorike me koronavirus, krahasuar me 51,380 në javën e mëparshme.

Kjo është një minus prej 23.4 për qind.

BAG gjithashtu raportoi 79 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin dhe 221 persona shtesë u shtruan në spital.

Që nga fillimi i epidemisë, ka pasur gjithsej 285,655 raste të konfirmuara nga laboratori në Zvicër dhe Lihtenshtajn.

11,229 njerëz u shtruan në spital për sëmundjen Covid 19.

Numri i përgjithshëm i viktimave në lidhje me koronavirusin qëndron në 3,464.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit