ULS përfundon përgatitjet për një operacion të ri të mundshëm

Mos i humb

Ushtria e Lirë Siriane (ULS) ka përfunduar përgatitjet dhe stërvitjen në territoret ushtarake në Siri të cilat u pastruan nga organizatat terroriste nëpërmjet operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

AA ka filmuar pamjet e trajnimeve ushtarake të grupeve Sulejman Shah dhe Divizionit Hamza të cilët janë komponentë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Grupet opozitare Sulejman Shah dhe Divizioni Hamza komponentë të ULS-së morën pjesë me rreth 2.000 anëtarë në trajnimet ushtarake që u zhvilluan në rajonin Afrin të Sirisë i cili u pastrua nga organizata terroriste YPG/PKK.

Seyf Abu Bekir, komandanti i Divizionit Hamza në një deklaratë për AA, tha se trajnimi ushtarak që ka përfunduar është kryer në kuadër të një operacioni të mundshëm që do të zhvillohet në lindje të Eufratit i cili mbahet nën okupim nga organizata terroriste YPG/PKK.

Anëtarëve të ULS-së pjesëmarrës në stërvitje u janë mësuar taktika për të luftuar në kushte terreni me të cilat mund të përballen gjatë një operacioni të mundshëm kundër organizatës terroriste YPG/PKK.

“Janë dhënë trajnime të tilla si përdorim i armëve automatike, dyluftim nga afër, përleshje nëpër rrugë, përgatitje para sulmit me praktikë mbi hartë, përpjekje infiltrimi dhe përdorim të bombave të dorës”, shtoi Ebu Bekir.

Ai tha se “Kemi përfunduar trajnimet tona për të pastruar organizatën terroriste separatiste YPG/PKK nga lindja e Eufratit. Jemi gati për operacion. Duke e pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK në atë zonë atje do të formohet një rajon me një mjedis paqeje”.

– Divizioni Hamza

I formuar në vitin 2015 kundër organizatës terroriste DEASH, Divizioni Hamza nën ombrellën e ULS-së ka dhënë mbështetje për Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) gjatë operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit‘”

Divizioni Hamza përbëhet nga 6.500 persona arabë, turkmenë dhe kurdë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit