Ultimatumi i Berishës, Basha: Nuk na plas për karriget

Mos i humb

Komisioni i rithemelimit i bëri sot një ultimatum Lulzim Bashës, për të liruar zyrat e Partisë Demokratike deri më 5 janar, në të kundërt, anëtarësia do të bëjë rolin e përmbaruesit.

“Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, te karriget e kanë mendjen ata që paskan qenë këtu për karriget.

Fatkeqësi e madhe, dhe ndjesë për shqiptarët që filtrat tanë nuk i kanë ndaluar këta persona.

Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu për karriget”, tha Basha.

Basha shtoi se nuk duhet të largohet përqendrimi nga çështjet e korrupsionit, dhe lëshoi akuza ndaj kolegëve të tij në PD, që kërkojnë largimin e tij.

“Pasi e kanë rrjepur PD-në kur ishin në pushtet, nisën të punojnë kundër saj sapo humbën postin e deputetit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit