“Unë iu sula Thaçit…”,Vuçiç zbulon një detaj nga takimet në Bruksel

Mos i humb

Aleksandar Vuçiç ka treguar detaje të paditura më parë lidhur me takimet me Thaçin, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Duke folur për TV Pink, presidenti i Serbisë tha se në takimet me Thaçin ata flasin në gjuhën angleze, por kur biseda ndryshon rrjedhën dhe “nxehet”, atëherë kalojnë në serbisht.

“Flasim në anglisht, ndërkohë që kur vjen afër ndonjë përplasje verbale, atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiç.

Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul [Ivica] Daçiçit, ndërsa unë atij… Por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit