“Unë jam Samueli”, manifestime në Paris për nder të mësuesit të vrarë

Mos i humb

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në tubime në të gjithë Francën në nder të Samuel Paty, mësuesit që iu pre koka pasi tregoi karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij.

Njerëzit të mbledhur të dielën, 18 tetor, në sheshin “Republikë” në Paris mbanin sloganin “ Jam një mësues“.

Ne jemi të gjithë Samuel” (emri i mësuesit të vrarë, Samuel Paty)

Një burrë i quajtur Abdoulakh u qëllua për vdekje nga policia të premten pasi vrau mësuesin afër shkollës së tij në Paris.

Deri tani janë arrestuar 11 persona si pjesë e hetimit por nuk jepen detaje të tjera.

të afërm të ngushtë të të dyshuarit u ndaluan menjëherë pas vrasjes. Gjashtë persona të tjerë u mbajtën të shtunën e 17 tetorit, përfshirë edhe babain e një nxënësi në shkollë dhe një predikues i përshkruar nga media franceze si islamik radikal.

Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmi kishte të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai ” mësoi lirinë e shprehjes”.

Vrasja vjen si hakmarrje në lidhje me sulmin e vitit 2015 ndaj Charlie Hebdo, nga një revistë stirike që kishte botuar karikaturat e Profetit Muhamed.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit