Unifikimi kundër unitetit politik

Mos i humb

 

Shkruan Abdullah Klinaku:

Politika shqiptare e Kosovës ka pas unitet të plotë politik pozitë, opozitë dhe në përgjithësi shoqëri civile gjatë procesit të negociatave me Serbinë për zgjidhjen e statusit final të Kosovës (Vjen).

Ky unitet politik po kërkohet edhe në serinë e dytë të procesit të negociatave politike me Serbinë të kamufluara si negociata teknike (Bruksel). Uniteti politik në serinë e dytë të negociatave politike nuk ka mundësi të ndodh absolutisht për shumë fakte, e dallimi kryesor lidhet me dizajnimin tërësisht ndryshe të këtij procesi nga ai i pari.

Procesi i bisedimeve të Brukselit fillimisht është nis pa parime dhe si i tillë ka vazhduar deri më tani. Pozicionet e palëve kanë qenë të pabarabarta dhe qëllimet kanë qenë të ndryshme. Madje pala shqiptare pozicionin e vet asnjëherë nuk e ka sqaruar sa duhet. Në vazhdimësi është proklamuar si proces i bisedimeve teknike. Deri sa në fund haptazi doli që këto bisedime janë plotësisht politike. Nisja dhe vazhdimi i këtij procesi ka qenë mashtrim. Nëse ka unitet politik në mashtrim është problem shumë serioz për vendin dhe popullin.

Ky proces nuk ka asnjë gjasë në këtë formë siç është tani të shkojë drejt unitetit politik për shkak të lajthimit të madh që ka pësuar. Prej një procesi të quajtur si bisedime teknike ka rrëshqitur në bisedime politike të asi lloji që konteston statusin e Kosovës, tërësinë e saj territoriale dhe i zhvlerëson të gjitha të arriturat e deri tanishme përfshi edhe propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, në bazë të së cilit u shpall pavarësia e Kosovës. Një proces i cili konteston qenësinë tonë kombëtare e territoriale jo që nuk duhet të ketë unifikim pro tij, por përkundrazi duhet të ketë unifikim, mobilizim dhe qëndrim të fortë kundër një unifikimi të mundshëm.

Përveç që ky proces politik ka shkuar si jo më keq demokracia i ka edhe disa rregulla politike të cilat partitë politike i respektojnë. Në këtë rast partitë të cilët kanë pushtetin e kanë dizajnuar edhe procesin e negociatave. Si të tilla, suksesi i mundshëm në këtë proces është sukses i mendimit politik të inkorporuar në politika qeveritare. Në të njëjtën kohë, dështimi i këtij procesi është edhe dështim i këtij mendimi politik. Thjeshtë është koha e përgjegjësisë konkrete. Çdo pjesëmarrje e opozitës në fund të këtij procesi në fakt edhe shfajësim e një politike të gabuar të qeverisë. Por edhe e kundërta, nëse kjo politik e ndjekur nga qeveria ka suksese atëherë opozita nuk është meritore të jetë pjesëmarrëse. Prandaj, në këtë proces pozicionet dhe përgjegjësitë duhet të jenë të qarta dhe të mbesin të tilla deri në fund.

Vendi mund të ketë unitet politik vetëm në rast të një qeverie teknike, e cila ri-dizajnon në tërësi procesin e bisedimeve, ndryshon mënyrën e qeverisjes duke vendos teknokrat nëpër dikasteret institucional, nis betejë të ashpër kundër të korruptuarve dhe krijon kushte të niset qeveri e pastër dhe demokratike pas zgjedhjeve të parakohshme. Ky është i vetmi unitet i dobishëm politik për vendin

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit