Uran Ismaili jo vetëm ministër por edhe biznesmen, kjo është pasuria e tij!

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Ai ka dy prona të paluajtshme të regjistruara në pronësi të tij. Banesë 151.00 m2, e blerë pas shitjes se banesës se babait dhe kredi, në vlerë prej 135,000.00 euro, e regjistruar si vlerë e përbashkët familjare. Si dhe 3.00 m2 tokë, e blerë me kredi , në vlerë prej 20,000.00, e deklaruar si pronësi e  bashkëshortes.

Përshkrimi i hollësishëm i aksioneve të poseduara, është aksionar në bizneset (Bonvivant, Matisse, Amel) Martius L.L.C.  në vlerë prej 30,000.00 euro, ndërsa aksionar në Printques me vlerë prej 3,000.00 euro.

Përshkrimi i hollësishëm për paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, ai ka deklaruar 1,145.67 € të tij, 330.00€ Bashkëshortes si dhe 2,014.00 € përsëri poagë e tij.

Ndërsa sa i përket përshkrimit të hollësishëm i të hyrave vjetore,  paga nga Ministria e Shëndetësisë 2,000.00 euro. Paga nga Kuvendi Komunal Prishtinë 195.00 euro, meditje MSH  2,552.00 euro, si dhe paga e bashkëshortes nga Kujtesa  në vlerë prej 1,500.00euro.

Ndryshe, ministri Ismaili mban edhe dy poste të tjera përveç atë si ministër, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe Këshilltar Komunal i Komunës së Prishtinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit