
Vetëm një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, disa nga drejtorët më të rëndësishëm në Shkodër kanë dhënë paraqitur dorëheqjen e tyre.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se kanë paraqitur sot dorëheqjen nga detyra drejtorët: Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër, Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër), Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.
Ndërkohë, pritet që të japë dorëheqjen nga posti edhe Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.
Kujtojmë që njëditë parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia, tha se është urdhëruar dorëheqja e të gjithë drejtorëve, për t’u zëvendësuar me njerëz me integritet.
“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakante do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.


