Shëndetësi Ushqimet më të mira nëse doni të jetoni gjatë! Nga RTV ISLAM 18 Dhjetor, 2018 0 296 Shpërndaj FacebookTwitterPinterestWhatsApp Mos i humb Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE 27 Prill, 2024 Konventa e Partisë së Lirisë, delegatët i drejtohen kutive të votimit 27 Prill, 2024 Inteligjenca artificiale kundër “Fake News” 24 Prill, 2024 Kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes 25 Prill, 2024 Arrat Arra janë plot me mikroelemente vitale për trupin dhe trurin tuaj. Arrat kanë shumë yndyra të shëndetshme që ndihmojnë sistemin nervor të njeriut. Hani të paktën ¼ filxhan në ditë për të furnizuar trupin tuaj me mineralet e nevojshme. Limoni Limoni është ndoshta ushqimi më i mirë për të ngrënë në qoftë se ju mungon vitamina C. Limoni po ashtu ndihmon në uljen e rritjes së qelizave të kancerit dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të tjera, përfshirë gripin. Brokoli Brokoli është një burim i mrekullueshëm i vitaminës K, që ndihmon në ndërtimin e kockave të forta dhe mbështet sistemin imunitar për të luftuar sëmundjet. Sigurohuni që ta gatuani atë në mënyrë korrekte. Fasulet Fasule janë një burim i proteinave bimore të shëndetshme e cila është mënyra më e lehtë për të ndërtuar trupin tuaj. Fasulet janë të pasura me fibra që ndihmojnë trupin të tretet ushqimet të tjera dhe nuk përmban burim të yndyrave të këqija. Çokollatë e errët Mos hani fare çokollate me rrush të thatë dhe arra brenda. Çokollata e errët është opsioni i duhur për të mbajtur një balancë të shëndetshme por sidomos ato çokollata që përmbajnë përqindje të lartë të kakaos. Domatja Llojet e ndryshme të domateve janë të mrekullueshme për të ndihmuar në luftimin e qelizave të kancerit. Domatet gjithashtu sigurojnë trupin tuaj me përbërës të nevojshëm për të pasuruar gjakun. Çdo person duhet të konsumojë të paktën një domate çdo javë. Salmon Nëse nuk jeni vegjetarian, sigurohuni që të përfshini salmonin në dietën tuaj pasi është i pasur me proteina. Ai gjithashtu ju siguron yndyra të shëndetshme që nuk kanë gjasa të gjenden kudo tjetër. Avokado Mes të gjitha llojeve të frutave, avokado duket të jetë alternativa më e shëndetshme. Avokadot janë të pasura me vitamina dhe mikroelemente për t’ju mbajtur të shëndetshëm. Po ashtu është vërtetuar se konsumimi i avokadove ulë rrezikun e sulmeve në zemër. Hudhra Nëse nuk hani hudhër të freskët, atëherë ju ndodheni në rrezik vazhdueshëm. Hudhra ndihmon në shuarjen e mikroorganizmave të dëmshëm dhe mbajnë trupin tuaj të pastër. Ajo gjithashtu përmirëson sistemin imunitar. Vaj ulliri Ndër të gjitha llojet e ndryshme të vajit, vaji i ullirit është i mbushur me yndyra, acide dhe substanca të shëndetshme. Kjo ndihmon në rritjen e shëndetit të zemrës, dhe për të ndërtuar enë të forta dhe elastike të gjakut. Sigurohuni që të përfshini vajin e ullirit në dietën tuaj të përditshme.4 Spinaqi Kjo perime me gjethe jeshile përmban një sasi të madhe luteine. Ngrënia e spinaqit ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar, syve dhe shëndetit të grave. Luteina luan një rol të madh në ovulimin dhe mundësinë e shtatzënisë. Manat Të gjitha frutat e manave të freskëta janë të mrekullueshme për të konsumuar. Është e mirë për të ngrënë ato në sezonin e tyre, por manaferrat e ngrira janë alternativa e mirë, por pasi futi të konservohet, humbet pothuajse e gjithë mirësia e tij. Kosi Qumështi i freskët duhet konsumuar çdo ditë. Por kosi ka veti të mrekullueshme për të gjithë njerëzit. Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e mikroflorës së trupit dhe ndihmon në tretjen e plotë të ushqimit që hani. Frutat e thata Këto opsione janë veçanërisht të dobishme gjatë kohës së dimrit kur nuk ka fruta të freskëta. Frutat e thata ruajnë shumë mikroelemente të shëndetshme dhe vitamina. Ato gjithashtu krijojnë fuqi imunitare shtesë gjatë muajve të ftohtë të vitit. Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/ Shpërndaj FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Tragjike, por dhe fatlume: si i shpëton vdekjes nëna me foshnjën në krahArtikulli i rradhësPrekëse: endacaku në spital, qentë e presin te dera - ISLAMSHOP.CH - - ISLAMSHOP.CH - Të fundit Meta: Ndryshimet në statut do transformojnë PL-në, do votëbesohen anëtarët e… 30 Prill, 2024 Kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD, Gjykata e Tiranës rrëzon Gazment Bardhin 30 Prill, 2024 Ratifikohet Konventa për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës 30 Prill, 2024 Lufta kundër dhunës me bazë gjinore: Shqipëria, progres fantastik 30 Prill, 2024 Kryeministri Vuçeviç paraqet qeverinë e re 30 Prill, 2024