Ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës!

Mos i humb

Ushqimet e mëposhtme janë cilësuar si më të mirat për shëndetin e zemrës, sepse ulin nivelin e kolesterolit në gjak, mbrojnë muret e arterieve apo kontrollojnë nivelin e sheqerit.

Vaji i ullirit

Zgjidheni të përgatitur nga shtypja e parë e ullinjve, me metodën e quajtur ”të ftohtë”, një markë të besuar dhe pas blerjes mbajeni në vend të errët, sepse vaji i mirë është shumë i ndjeshëm ndaj dritës.

 Tërshëra

Në të gjitha format që mund ta hasni ajo ndihmon zemrën tuaj, duke ulur kolesterolin e keq. Ajo gjithashtu ju bën të ndiheni më i ngopur, duke mbajtur konstante nivelet e sheqerit në gjak dhe duke ju mbrojtur nga “sulmet e urisë” që mund t’ju bëjnë të hani ushqime jo të shëndetshme.

 Vera e kuqe

Duhet të zgjedhësh verë cilësore dhe ta pish rregullisht, jo të mos kujtohesh gjithë javën dhe në fundjavë ta teprosh. Kujdes nëse pini aspirinë apo merrni ndonjë mjekim tjetër.

 Patatet e ëmbla

Janë një zëvendësues shumë i mirë i patateve të zakonshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak si patatet e tjera.

 Mollët e freskëta dhe mollët e thata

Sipas studimeve më të fundit, jo vetëm mollët e freskëta, por edhe ato të thata i bëjnë mjaft mirë shëndetit të zemrës suaj.

Erëzat

Kujdes me kanellën, nëse keni probleme me mëlçinë

Çokollata e zezë

Duhet të përmbajë minimumi 70% kakao.

» Salmoni

» Fasulet e zeza

» Farat e lirit

» Arrat

» Bajamet

» Portokallja

» Karota

» Boronicat

» Kosi me pak yndyrë

» Qershitë

» Brokoli

»Specat e kuq (jo djegës)

» Asparagët

» Domatet

» Spinaqi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit