Ushtarët francezë paralajmërojnë presidentin Macron: “Mbijetesa” e Francës është në rrezik!

Mos i humb

Një grup ushtarësh francezë kanë publikuar një letër të hapur në një revistë konservatore duke paralajmëruar presidentin Emmanuel Macron se “mbijetesa” e Francës është në rrezik sepse ai ka bërë “lëshime” ndaj Islamizmit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, letra, e botuar në revistën konservatore Valeurs Actuelles, i bën jehonë tonit të një paralajmërimi të ngjashëm të shtypur në të njëjtën revistë muajin e kaluar.

Një paralajmërim i tillë i mëparshëm gjithashtu parashikoi që konflikti civil po shpërthente.

Letra e mëparshme, e nënshkruar nga një numër oficerësh dhe rreth 20 gjeneralë “gjysmë të pensionuar”, ndezi një zemërim të madh në Francë me kryeministrin duke e quajtur atë një ndërhyrje të papranueshme dhe gjenerali i lartë i Francës u zotua se ata që qëndrojnë pas saj do të ndëshkohen.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë prapa letrës aktuale ose cilat janë pozitat e tyre në ushtri por thuhet se për ndryshim nga letra e mëparshme, kjo mund të nënshkruhet edhe nga publiku i gjerë.

“Ne nuk po flasim për zgjatjen e mandateve tuaja ose pushtimin e të tjerëve. Ne po flasim për mbijetesën e vendit tonë, mbijetesën e vendit tuaj”, citohet të jetë thënë në letër, e cila iu drejtua presidentit Macron dhe kabinetit të tij.

Siç vënë në pah tutje mediat, autorët e përshkruajnë veten si ushtarë që shërbejnë nga brezi i ri i ushtrisë, një i ashtuquajtur “brez zjarri” që ka parë shërbim aktiv.

Letra vazhdon: “Nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të mbajë rendin në tokën e vet … lufta civile po shpërthen në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë”.

Letra vjen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm ku sfiduesi kryesor i Macron pritet të jetë udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Kryeministri Jean Castex e kishte etiketuar ndërhyrjen e rrallë në politikë nga figurat ushtarake në letrën e muajit të kaluar si “një iniciativë kundër të gjitha parimeve tona republikane, të nderit dhe detyrës së ushtrisë”.

Ndërsa shefi i shtabit të forcave të armatosura të Francës, gjeneral François Lecointre tha se ata që nënshkruan dokumentin e parë do të përballen me dënime duke filluar nga pensioni i detyruar deri te masa disiplinore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit