Ushtarët izraelitë arrestojnë 15 palestinezë

Mos i humb

 

 

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas një njoftimi nga ushtria izraelite, 15 palestinezë janë arrestuar në operacione gjatë natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”.

Forcat e Izraelit, të cilat shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 6.500 palestinezë, përfshirë 450 të burgosur administrativë, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.?Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit