“Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj meje sepse u shqetësuan nga flamuri turk”

Mos i humb

 

 

I riu palestinez Emin Selim, që u plagos nga ushtarët izraelitë pasi hapi flamurin turk gjatë protestave në kufirin e Gazës, ka theksuar se ushtarët e kanë vënë në shënjestër qëllimisht flamurin turk.

Palestinezi 20 vjeçar Emin Selim i cili nuk e lëshoi nga dora flamurin turk pavarësisht se u plagos duke u qëlluar në këmbë nga ushtarët izraelitë, ai për ekipin e AA-së ka hapur dyert e shtëpisë së tij e cila ndodhet në rajonin Suxhaijje, në verilindje të Gazës.

Duke shpjeguar përjetimet e ndodhura ditën e martë në kufi, Selim tha se ai ka mbajtur në duar flamurin turk ashtu sikurse edhe herë të tjera në shenjë falënderimi për mbështetjen e Turqisë ndaj Palestinës.

“Duke ngritur flamurin turk, dëshiroja të shprehja falënderimin për mbështetjen e Turqisë ndaj popullit të Palestinës”, është shprehur i riu palestinez, i cili ka theksuar se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj tij për shkak se janë shqetësuar për valëvitjen e flamurit turk në Gaza, e cila që prej 12 vitesh ndodhet nën rrethim.

“Shqetësohen nga qëndrimi guximtar i Erdoğan dhe popullit palestinez”

“Ushtarët izraelitë vendosën në shënjestër qëllimisht këtë flamur. Sepse shqetësohen nga qëndrimi guximtar i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit palestinez”, tha Selim.

Duke theksuar se nuk mban për herë të parë flamurin turk dhe posterin e presidentit Erdoğan në ngjarjet e përjetuara në kufirin e Gazës, Selim tha se “Me ngritjen e flamurit në të njëjtën kohë kisha dëshirë të uroja presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit. Sepse ky lider gjatë viteve në kalim na është ndodhur gjithmonë pranë dhe na ka mbështetur”.

Selim i cili është vënë në shënjestër nga ushtarët izraelitë në ngjarjet e ndodhura në kufirin me Gazën pasi ai ka hapur flamurin turk, tashmë qëndron i shtrirë në shtrat për shkak të thyerjeve në këmbën e majtë, por kjo nuk është hera e parë për atë pasi ai në protestat që vazhdojnë që nga 30 marsi e deri tani është plagosur edhe 3 herë të tjera.

Nëna e tij nuk ka mundur të durojë dhimbjen për martirët

I riu palestinez Emin Selim u shpreh se nuk kanë mundur të harrojnë 14 majin e cila përkujtohet si dita e masakrës së ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës.

Në protestat e zhvilluara për të kundërshtuar hapjen e ambasadës amerikane në Kuds, Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se atë ditë janë martirizuar të paktën 60 palestinezë.

Edhe Selim në mëngjesin e 14 majit pasi është përshëndetur me nënën e tij e ka porositur atë që të mos qajë nëse ai kthehet i plagosur apo martirizohet.

Selim i cili u kthye i plagosur atë ditë në shtëpinë e tij nuk e gjeti më nënën, ku sipas tij, ajo ndërroi jetë duke mos i rezistuar dhimbjeve për martirët e rënë dhe ai atë ditë humbi njeriun më të afërt.

Planifikon të marrë pjesë në protestat që do të zhvillohen ditën e premte

“Të gjithë të rinjtë që morën pjesë në protesta ishin edhe bij të nënës sime. Por pas humbjes së nënës nuk kam nënë tjetër përpos mëmëdheut”, është shprehur i riu palestinez i cili pavarësisht se është i plagosur thekson se do të marrë pjesë sërish në protestat që do të zhvillohen ditën e premte në kuadër të “Marshimit të Kthimit të Madh”.

Selim i cili ka përgatitur flamurin turk dhe bluzën e kuqe me fotografinë e presidentit Erdoğan planifikon të marrë pjesë në protestat që dot ë zhvillohen ditën e premte dhe ai thekson se “Plumbat e Izraelit nuk mund ta frikësojnë popullin e Palestinës dhe nuk mund ta privojnë nga e drejta për rikthim”.

Emin Selim, pavarësisht se u plagos gjatë protestave të zhvilluara ditën e martë ai nuk e lëshoi nga dora flamurin turk. Ekipi i AA-së ka filmuar momentet kur i riu palestinez ngre flamurin turk dhe qëllohet nga ushtarët izraelitë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit