Ushtarët izraelitë ndërhyjnë me plumba të vërtetë në protestat për Kudsin

Mos i humb

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, 6 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë apo plumba gome ndërsa 4 të tjerë janë prekur nga gazi i hedhur.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe me gaz lotsjellës kundër palestinezëve të cilët protestonin kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në incidentet që ndodhën mes ushtarëve izraelitë dhe protestuesve palestinezë gjatë protestave në jug të qytetit Nablus, në fshatin Madama, 2 palestinezë janë plagosur me plumba gome ndërsa 4 të tjerë janë prekur nga gazi lotsjellës. Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë kryer ndërhyrje mjekësore ndaj palestinezëve të plagosur.

Ndërkaq gjatë protestave të organizuara në fshatin Tejasir, i cili ndodhet në qytetin Tubas, në veri të Bregut Perëndimor, 2 fëmijë janë plagosur me plumba gome kurse në qytezën Sair në veri të lindjes së El Halil-it një person është plagosur me plumb të vërtetë kurse një tjetër me plumb gome.

Më 6 dhjetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump mori vendim që të njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke paralajmëruar edhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi, ka pasur pakënaqësi dhe protesta në shumë vende, ku u plagosën qindra palestinezë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit