“Ushtarët izraelitë në vitin 2017 kanë vrarë 15 fëmijë palestinezë”

Mos i humb

Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë në vitin 2017 kanë vrarë 15 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor, Kuds dhe Gaza të cilat ndodhen nën pushtim.

Në një njoftim të bërë nga Lëvizja Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve – Palestinë, thuhet se “Ushtarët izraelit në vitin 2017 kanë vrarë 15 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor, Kuds dhe Gaza të cilat ndodhen nën pushtim”.

Më tej në njoftimin theksohet se gjithsej 12 fëmijë palestinezë janë vrarë nga ushtarët izraelitë me plumba të vërteta, 4 prej të cilëve kanë humbur jetën gjatë përleshjeve, 3 fëmijë janë zënë në pritë, ndërsa 5 fëmijë janë vrarë “me arsye se kanë kryer sulm me thikë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se një fëmijë tjetër i plagosur në vitin 2014 nga ushtarët izraelitë ka humbur jetën. Një fëmijë gjatë sulmit artilerik në Gaza, si dhe një tjetër si pasojë e shpërthimit të një objekti të dyshimtë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit