Ushtarët izraelitë plagosin 6 palestinezë, prej tyre dy fëmijë

Mos i humb

 

 

 Ushtarët izraelitë kanë plagosur gjashtë palestinezë në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Kudra, deklaroi se në mesin e të plagosurve gjenden edhe dy fëmijë dhe një punonjës shëndetësor. Ai konfirmoi se një person është në gjendje të rëndë.

Numri i të vdekurve gjatë demonstratave që mbahen çdo të premte tashmë pesë javë është rritur në 50.

Mijëra palestinezë në kufirin e Rripit të Gazës tashmë pesë të premte me radhë protestojnë paqësisht dhe duke shënuar “Ditën e Tokës” për të kujtuar 30 marsin e vitit 1976 kur Izraeli prej tyre mori mijëra hektarë tokë.

Gjatë protestave deri tani kanë humbur jetën 50 palestinezë, ndërsa janë plagosur më shumë se 7.000 të tjerë. Planifikohet që protestat të vazhdojnë deri nga mesi i majit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit