Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez

Mos i humb

 

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një fëmijë 13 vjeçar palestinez pasi kanë hapur zjarr në kampin e refugjatëve Ed-Dehishe në Bregun Perëndimor të okupuar.

Palestinezi 13 vjeçar ka rënë dëshmor pasi është qëlluar me plumb të vërtetë gjatë incidenteve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në kampin e refugjatëve që gjendet në jug të Betlehemit, njoftuan burime nga spitali El-Husejn në qytezën Bejt Xhala të Betlehemit.

Burimet bënë të ditur se fëmija palestinez është qëlluar në gjoks.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë thonë se forcat izraelite mëngjesin e sotëm kanë bastisur kampin e refugjatëve, duke shkaktuar përplasje me banorët e kampit.

Dëshmitarët thonë se fëmija i martirizuar palestinez gjatë incidenteve në të cilat ushtarët kanë përdorur gaz lotësjellës dhe plumba të vërtetë është 13 vjeçari Erkan Sair Mezher.

Ndryshe, forcat izraelite thuajse çdo ditë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar, duke arrestuar palestinezët nën akuza të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit