Ushtarët turq në vitin 2017 neutralizuan mbi 7 mijë terroristë

Mos i humb

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë gjatë vitit 2017 kanë neutralizuar gjithsej 7.016 terroristë.

Sipas të dhënave të Shtatmadhorisë së Turqisë, gjatë vitit të kaluar janë neutralizuar gjithsej 3.239 anëtare të organizatës terroriste PKK.

Në periudhën e njëjtë, janë neutralizuar 3.777 anëtarë të organizatës terroriste DEASH. Forcat turke vitin e kaluar shkatërruan rreth dy mijë strehimore dhe depo, ndërsa gjatë tentimit për kalim illegal të kufirit janë parandaluar rreth 440 mijë persona.

Në shumë aksione janë konfiskuar më shumë se 50 tonë lëndë narkotike.

Shtatmadhoria njoftoi se në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, përgjegjës për tentativën për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016, nga ushtria janë larguar më shumë se nëntë mijë persona, ndërsa më shumë se pesë mijë janë paraburgosur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit