
Të sëmurëve në Tal Abyad, qytet i pastruar nga terroristët gjatë operacionit turk “Burimi i Paqes”, u është ofruar trajtim dhe mbështetje mjekësore.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Twitter se mbështetja nga ekipet shëndetësore turke me ndihmën e ushtarëve po u ofrohet të sëmurëve në nevojë, përfshirë edhe fëmijë.
Në postimin e saj në Twitter ministria ka ndarë edhe pamjet nga trajtimi i ofruar.


