Ushtria e Libisë çliron edhe dy qyteza në jug të bazës strategjike Al-Watiya

Mos i humb

Ushtria e Libisë njoftoi se kanë çliruar edhe dy qyteza nga milicët e Haftarit në jug të Bazës Ushtarake strategjike Al-Watiya, në afërsi të kufirit me Tunizinë.

Në deklaratën e bërë nga operacioni “Vullkani i Tërbuar” i qeverisë nëpërmjet rrjeteve sociale, thuhet se njësitë e ushtrisë kanë rimarrë kontrollin në qytezat Bedr dhe Tigi në provincën Nalut, përgjatë kufirit me Tunizinë.

Më tej bëhet e ditur se ushtria është mirëpritur nga popullata lokale.

Mediat lokale theksuan se ushtria ka marrë nën kontroll Bedr-in, ndërsa publikuan pamje me automjete ushtarake në qytezë.

Qytezat gjenden rreth 60 kilometra në jug nga baza al-Watiya të cilën ushtria libiane e çliroi dje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit