Ushtria e Libisë: Milicët e Haftarit shkelën armëpushimin duke sulmuar me raketa

Mos i humb

Abdel Hadi Dara, zëdhënësi i zyrës për operacionin e përbashkët Sirte dhe Al-Jufra të zhvilluar nga ushtria e Libisë, në një mesazh zanor tha se “Forcat armike rebele këtë natë shkelën armëpushimin dhe lëshuan më shumë se 12 raketa Grad në rajonet ku ndodhen njësitë tona të ushtrisë. Nuk ka pasur asnjë vdekje dhe plagosje”.

Dara njoftoi se sulmi ka ndodhur në kryqëzimin Nahle në afërsi të rajonit numër 30 që ndodhet nën kontrollin e njësive të ushtrisë së Libisë në perëndim të qytetit Sirte. 

Vendimi për armëpushim në Libi

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj dhe kreu i parlamentit të Tobrukut, Aguila Saleh, aleati politik i Khalifa Haftar, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, njoftuan më 21 gusht vendimin e marrë për armëpushim.

Në kuadrin e armëpushimit, parashikohet që Sirte dhe Al-Jufra të jenë zona të demilitarizuara, të rifillojë prodhimi dhe eksportimi i naftës në vend, të largohen ushtarët mercenarë dhe të huaj nga vendi si dhe në marsin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe të këshillit presidencial.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit