Ushtria izraelite arreston 25 palestinezë

Mos i humb

Ushtria izraelite ka arrestuar 25 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor mbrëmë janë arrestuar 25 palestinezë me pretendim se “janë përfshirë në akte terroriste”.

– “Shumica e të arrestuarve janë fëmijë”

Në anën tjetër njëri nga aktivistët e Komitetit të Luftës Kundër Vendbanimeve Hebreje dhe Murit Ndarës Bilal et-Temimi në një deklaratë për AA tha se dhjetra ushtarë izraelitë në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer bastisje në qytezën Nebi Salih, ku kanë arrestuar dhjetë persona, shumica e të cilëve janë fëmijë.

Temimi thotë se në mesin e personave të arrestuar ndodhen edhe të afërmit e palestinezes Ahed et-Temimi, e cila është shpërblyer “Me Çmimin e Guximit Handhala” e cila mbahet në burgim dhe se njëri prej tyre është vëllai i saj 15 vjeçari Muhammed Fadl Temimi, i cili më parë ishte goditur dhe plagosur nga ushtarët izraelitë.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit