Ushtria izraelite dërgon njësi shtesë në kufi me Gazën

Mos i humb

Pasiqë raketa e hedhur nga Rripi i Gazës së bllokuar ra mbi një ndërtesë banimi në veri të Tel Avivit, ushtria izraelite ka dërguar trupa shtesë në kufi me Rripin e Gazës.

Mediat izraelite raportojnë se ushtria izraelite në jug të vendit ka dërguar dy njësi shtesë, një të këmbësorisë dhe një me mjete të blinduara dhe në detyrë ftoi një numër të vogël të trupave shtesë.

Ushtria izraelite në deklaratën e lëshuar thotë se Hamasi është përgjegjës për gjithçka që ndodh në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, Hamasi akuzohet për rënien e raketës në lagjen Sharon, në veri të Tel Avivit.

Për shkak të rritjes së tensioneve pas shkrepjes së raketës nga Gaza, për nesër është paralajmëruar një takim i kabinetit izraelit të sigurisë.

Ministri i Financave të Izraelit, Moshe Kahlon tha se në takim do të diskutohet gjithashtu edhe reagimi ndaj hedhjes së raketës.

Një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës mëngjesin e sotëm ra në një zonë të banuar në Sharon, në veri të Tel Avivit, duke plagosur shtatë persona.

Pas kësaj, administrata izraelite mbylli vendkalimet kufitare Kerm Abu Salim dhe Beit Hanun (Erez).

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet në Washington, pas takimit të sotëm me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, do të shkurtojë vizitën dhe do të kthehet në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit