Përderisa Kina shënoi 70-vjetorin e bashkimit të Tibetit, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës mbajti një stërvitje të madhe ushtarake në pllajën më të lartë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Më shumë se 10 brigada dhe regjimente të caktuara në Komandën Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Tibet kohët e fundit mbajtën një stërvitje me zjarr të drejtpërdrejt të quajtur ‘Misioni Toka e Borës 2021’ në pllajë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë kineze të Mbrojtjes të enjten mbrëma.
Tibeti ndodhet 4.500 metra mbi nivelin e detit. Njihet gjithashtu si “çatia e botës” dhe “shtylla e tretë”.
Ministria tha se rreth 10 mijë trupa morën pjesë në stërvitje.
“Stërvitja, e të gjitha kohërave, gjithëpërfshirëse, me zjarr të drejtpërdrejt gjatë gjithë kohës, që përfshin njësi të armëve të kombinuara, ka për qëllim rritjen e aftësive të përgjithshme luftarake të trupave në zonat me lartësi të madhe, përfshirë operacionet e përbashkëta, sulm i saktë, shkatërrim efikas dhe mbështetje logjistike gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratë.
Në jug të saj, Tibeti kufizohet me Indinë me të cilën Kina pati përplasje ushtarake vitin e kaluar që rezultoi me vdekjen e afër 20 ushtarëve indianë dhe 4 ushtarëve kinezë.
Pas një kryengritjeje të shkurtër, Tibeti u bashkua me Kinën në vitin 1951, të cilën Pekini e quan “çlirim paqësor”.


