Ushtria libiane merr linjën kryesore për furnizime të Haftarit

Mos i humb

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se ajo tani kontrollon 350 kilometra në linjën e furnizimit që lidh jugun dhe perëndimin e Libisë, që është përdorur nga milicitë e Haftarit për më shumë se një vit.

Ndaras, theksohet se kryeministri libian Fayez al-Sarraj u takua me komandantët ushtarakë në Tripoli, në veri dhe qendër të vendit.

Ai rishikoi operacionet ushtarake kundër Haftarit, i cili mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me përpjekjet për të garantuar sigurinë e njerëzve, dhe lehtësirat publike në zonat e rimarra.

Qeveria e Libisë në mars filloi operacionin Stuhia e Paqes për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit, dhe së fundmi zmbrapsi sulmin 14 mujor. Gjithashtu rifitoi vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin e Tarhuna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit