![]()
Në koordinim me operacionin antiterrorist “Kthetra” të filluar muajin e kaluar, forcat turke kanë neutralizuar tre terroristë në veri të Irakut.
Përmes një operacioni ajror në rajonet Hakurk dhe Metina, ushtria turke goditi pozicione armësh, strehimore dhe bunkerë të organizatës terroriste PKK, duke neutralizuar tre terroristë, tha Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.
Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin antiterrorist “Kthetra” në Hakurk të Irakut, i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


